Shkupi sot shënon 13 Nëntorin, Ditën e Qytetit, në përkujtim të çlirimit të kryeqytetit nga pushtimi fashist, më 13 nëntor të vitit 1944.
Në këtë ditë historike, kujtohen me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan jetën për lirinë e qytetit.
13 Nëntori përfaqëson një nga datat më të rëndësishme në historinë e Shkupit, duke rikthyer në kujtesë sakrificën, guximin dhe kontributin e atyre që luftuan për një të ardhme të lirë.
82 vite më vonë, kjo ditë shërben edhe si thirrje për një Shkup më të zhvilluar, më të pastër, më funksional dhe me kushte më të mira për të gjithë qytetarët.
Shkupi shënon 13 Nëntorin, 82 vjet nga çlirimi i qytetit








