Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot (12 nëntor) do të vizitojë kompaninë “Kiel Maqedoni”, në Zonën e Zhvillimit Teknologjik Industrial (ZZHTI) në Tetovë.
Gjatë vizitës, Durmishi do të njihet me kapacitetet prodhuese të kompanisë, zgjerimin e veprimtarisë dhe investimin e ri në një linjë të automatizuar për lyerje me pluhur, me vlerë rreth 1,5 milionë euro.
Në fokus të vizitës do të jenë edhe planet e kompanisë për punësime të reja.








