Buteli nën vëzhgim: Rojet komunale nisin kontrollet në terren

Advertisement

Nga sot, në territorin e Komunës së Butelit kanë filluar punën rojet, të cilët do të kujdesen për ruajtjen e rendit komunal, pastërtinë publike dhe mbrojtjen e hapësirave publike dhe pronës komunale. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, sipas të cilit rojet do të jenë të uniformuar, të pajisur me automjet zyrtar dhe çdo ditë do të jenë të pranishëm në terren, në të gjitha vendbanimet e komunës.

“Detyra e tyre do të jetë të kujdesen për rendin komunal, pastërtinë publike, mbrojtjen e hapësirave publike dhe pronës komunale, si dhe parandalimin e vandalizmit dhe sjelljeve të papërgjegjshme. Qytetarët do të kenë në dispozicion edhe një numër të veçantë telefoni, 076 202 793, ku do të mund të raportojnë drejtpërdrejt problemet dhe parregullsitë komunale. Qëllimi ynë është i qartë: rend në çdo vendbanim, mbrojtje e asaj që është e përbashkët dhe reagim i shpejtë në terren”, ka njoftuar Kostovski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit