Kazino në Kërçovë manipuloi njehsorin e rrymës, duhet të paguajë mbi 27 mijë euro

Advertisement

Njësia e specializuar e Elektrodistribucionit ka zbuluar vjedhje të energjisë elektrike në një kazino në rrugën magjistrale në Kërçovë.

 

Gjatë kontrollit është konstatuar se në dy njehsorë ishte instaluar një pajisje për manipulimin e frekuencave, e cila mundësonte regjistrimin e pjesshëm ose të plotë të konsumit real të energjisë.

Sipas Elektrodistribucionit, pajisja ishte siguruar në tregun e zi. Për rastin është njoftuar MPB-ja, ndërsa kazinosë i janë lëshuar dy fatura për kompensimin e dëmit, në vlerë totale prej 2.722.798 denarësh (rreth 44.300 euro).

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit