TRIM & LUM merr çmimin „Investitor TOP“ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Advertisement

Kompania TRIM & LUM është vlerësuar me çmimin si investitor TOP në kuadër të manifestimit tradicional TOP 100, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Çmimi iu dorëzua përfaqësuesit të kompanisë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ku u vlerësuan bizneset dhe investitorët që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ky vlerësim vjen si rezultat i aktivitetit investues të kompanisë TRIM & LUM, e cila operon në sektorin e ndërtimtarisë dhe patundshmërive.

Me këtë çmim, TRIM & LUM merr një tjetër vlerësim për kontributin e saj në zhvillimin e sektorit privat dhe investimeve në vend./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit