Me 67 vota pro, 15 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi pasdite e miratoi rebalancin e dytë të Buxhetit për vitin 2026.
Për fjalim u paraqitën vetëm dy deputetë, Jovanka Trençevska e LSDM-së, e cila e cilëson ribalancin si dështim të plotë fiskal, si dhe Igor Zdravkovsi i VMRO-DPMN-së, i cili e replikoi duke përmendur se Qeveria është përgjegjëse dhe kujdeset për eskonominë dhe standardin e qytetarëve.
“Miratimi i një rebalancit të dytë në nëntor, vetëm tre muaj pas miratimit të atij të korrikut, tregon nevojë urgjente për rishpërndarjen e fondeve para fundit të vitit fiskal. Një shpejtësi dhe panik i tillë në ristrukturimin e thesarit të shtetit ndodh më shpesh kur llogaritjet politike tejkalojnë planifikimin e rregullt ekonomik. Kjo është një disfatë e pastër fiskale në letër”, vlerësoi Trençevska.
Sipas Zdravkovskit, rebalanci është i zhvilluar dhe i përgjegjshëm.
“Qeveria është përgjegjëse, ajo siguron që çdo sektor të jetë në funksion dhe që të gjithë të marrin paga dhe pensione”, theksoi Zdravkovski, duke përkujtuar akcizat dhe TVSH-në e ulur, masa që, theksoi ai, u morën për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve.
Me ribalancimin e ndryshuar të buxhetit, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në një nivel prej 374,2 miliardë denarë, ose pothuajse 5,3 miliardë denarë më të ulët se parashikimet për vitin 2026. Në të njëjtën kohë, është bërë një korrigjim në rënie në anën e shpenzimeve në të njëjtin nivel, gjegjësisht shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në një nivel prej 420,5 miliardë denarësh. Në të njëjtën kohë, niveli i deficitit buxhetor mbetet në një nivel prej 46,3 miliardë denarësh.
Propozim-rebalancimin e plotësuar para deputetëve e elaboroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila theksoi se prioritet i Qeverisë është ruajtja e stabilitetit ekonomik dhe përgjigjja ndaj sfidave për shkak të zhvillimeve të vazhdueshme gjeopolitike globale. Ndryshimet dhe shtesat në buxhet, tha ajo, synojnë të sigurojnë stabilitet në buxhet deri në fund të vitit dhe siguri për qytetarët dhe ekonominë.
“Arka shtetërore është e qëndrueshëm deri në fund të vitit dhe financimi i të gjitha detyrimeve është i siguruar – pagat, pensionet, pagesa e përfitimeve sociale, detyrimet ndaj ekonomisë, si dhe shlyerja e borxheve që duhen paguar. Ky është thelbi i menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike – të reagohet në kohën e duhur kur rrethanat e kërkojnë, të mbrohen qytetarët dhe ekonomia dhe mbi të gjitha, të garantohet që shteti i përmbush detyrimet e tij”, përmendi ministrja.
Nga ana e shpenzimeve, parashikimi në rënie është për shkak të një uljeje të shpenzimeve për mallra dhe shërbime dhe subvencione, ndërsa në drejtim të disiplinimit të shpenzimeve dhe sigurimit të fondeve shtesë për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve dhe shërbimeve shëndetësore.
Me rebaëancin janë siguruar 3,7 miliardë denarë shtesë për transfertat sociale, nga të cilat 1,4 miliardë denarë për përfitime sociale dhe 887 milionë denarë shtesë për kujdesin shëndetësor. Për Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë janë siguruar 1,8 miliardë denarë shtesë për kategoritë e cenueshme, ndihmën sociale, kuzhinat popullore dhe shërbimet sociale. Gjithashtu, 600 milionë denarë shtesë për pagesën e rregullt dhe në kohë të përfitimeve të lindjes.
Shpenzimet kapitale parashikohen në 40,1 miliardë denarë, të cilat vazhdojnë me investime në mbrojtje, infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturë komunale, mjedis, efikasitet energjetik, arsim, mbrojtje të fëmijëve dhe sociale, bujqësi dhe infrastrukturë lokale. Vazhdon gjithashtu edhe mbështetja financiare për komunat dhe projektet e infrastrukturës kapitale në nivel lokal








