Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Advertisement

Një ish-student 38-vjeçar nga Tetova është përballur me kallëzim penal, pasi dyshohet se ka kërcënuar dekanin dhe disa profesorë të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës.

 

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 6 tetor 2026, i dyshuari kishte hyrë në zyrën e dekanit, ku kishte lënë një letër me kërcënime të drejtuara ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të stafit akademik.

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj 38-vjeçarit, ndërsa ndaj tij ka nisur procedura për kërcënimet e raportuara.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit