Shkupi i mbuluar nga mbeturinat: Pastrohen 890 metra kub deponi ilegale, më së shumti në Qendër!

Advertisement

Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” në Shkup ka larguar 890 metra kub mbeturina të hedhura në mënyrë të paligjshme gjatë javës së kaluar, kryesisht mbeturina të mëdha dhe materiale ndërtimore.

Sasia më e madhe është regjistruar në Komunën Qendër, ku janë pastruar 220 metra kub mbeturina nga deponitë ilegale.

Gjatë së njëjtës periudhë, ekipet komunale kanë grumbulluar dhe transportuar edhe 3.600 tonë mbeturina komunale nga amvisëritë dhe subjektet juridike.

Eko-patrulla ka përpiluar 26 procesverbale për shkelje të Ligjit për Pastërtinë Publike, prej të cilave 12 në Komunën e Çairit.

Ndërkohë, janë organizuar aktivitete edukative për menaxhimin dhe selektimin e mbeturinave me 90 nxënës të shkollës fillore “Krume Kepeski” në Kisella Vodë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit