Kuvendi rishqyrton ligjin për prokurimet publike, shqyrtohet edhe marrëveshja me Shqipërinë për kontrolle të përbashkëta kufitare

Advertisement

Ligji për prokurimet publike rikthehet sot në Kuvend, pasi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova refuzoi ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e tij.

Për ndryshimet ligjore janë dorëzuar 2.158 amendamente, shumica nga LSDM-ja. Ndërkohë, shumica parlamentare propozon fshirjen e nenit 13, i cili parashikonte mundësinë e riemërimit të pakufizuar të anëtarëve të Komisionit për Ankesa në Prokurimet Publike.

Presidentja e kundërshtoi këtë dispozitë, duke vlerësuar se mund të krijojë përqendrim të pushtetit dhe të rrezikojë sundimin e ligjit.

Në seancën e sotme do të shqyrtohen edhe ndryshimet e buxhetit për vitin 2026 dhe disa ligje të tjera, si dhe marrëveshja me Shqipërinë për kontrolle të përbashkëta kufitare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit