Aksident i rëndë zinxhiror trafiku në Bullgari, më shumë se 10 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur – mes tyre edhe fëmijë!

Advertisement

Rreth 50 automjete, përfshirë vetura dhe kamionë të rëndë, janë përfshirë në dy aksidente të rënda zinxhir në autostradën “Trakia”, në rajonin e Jambollit, në Bullgari. Sipas informacioneve nga guvernatori i rajonit, Georgi Çallakov, kanë humbur jetën më shumë se dhjetë persona, ndërsa numri i viktimave mund të rritet. Dhjetëra persona janë lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy aksidentet masive kanë ndodhur në të dy drejtimet e autostradës. Njëri në kilometrin e 289-të, në drejtim të Burgasit, ndërsa tjetri në kilometrin e 294-t, para kryqëzimit “Zimnica”, në drejtim të Sofjes.

Autostrada është mbyllur në të dy drejtimet. Në vendngjarje janë dërguar ekipe të policisë, zjarrfikësve dhe Ndihmës së Shpejtë, ndërsa në operacionet e shpëtimit është përfshirë edhe ushtria.

Në një prononcim për Radion Kombëtare Bullgare, guvernatori i rajonit të Jambollit, Georgi Çallakov, ka bërë të ditur se fillimisht janë konfirmuar pesë viktima. Në një deklaratë për televizionin Nova, ai ka sqaruar se ushtria do të ndihmojë dhjetëra pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit.

Në aeroportin e Burgasit ka ateruar një avion transportues ushtarak i tipit “Spartan”. Ai është në gatishmëri për të transportuar të lënduarit rëndë drejt spitaleve në Plovdiv dhe Sofje, nëse paraqitet nevoja.

Për shkak të numrit të madh të automjeteve të shkatërruara, qarkullimi i ambulancave drejt të gjitha pikave të aksidentit është vështirësuar. Për t’u mundësuar ekipeve të shpëtimit qasje më të shpejtë, po hiqen pjesë të barrierës mbrojtëse të autostradës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit