Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, ka bërë të ditur se për vitin akademik 2026/2027 do të ndahen 15 bursa për studentë nga pesë universitete dhe fakultete në vend.
Secili institucion do të përfitojë nga tri bursa, me vlerë prej 12.000 denarësh në muaj për secilin student.
Bursat do të ndahen për studentët e Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup, Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, Universitetit të Tetovës, Fakultetit Teknik në Manastir dhe Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informacionit në Shkup.
Sipas Latifit, përmes këtij programi synohet jo vetëm mbështetja financiare e studentëve, por edhe identifikimi i kuadrove të reja dhe më të motivuara, të cilëve në të ardhmen mund t’u ofrohet mundësia për t’iu bashkuar ekipit të MEPSO-s dhe për të kontribuar në sektorin energjetik.








