Labudoviq: Reformat në sektorin energjetik sjellin përparim konkret

Advertisement

Zëvendësministri i Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Miroslav Labudoviq, dje, në takimin kushtuar zbatimit të Agjendës së Reformave, i prezantoi kryeministrit përparimin në realizimin e hapave reformues në sektorin e energjisë.

 

Në fokus të prezantimit, siç bëri të ditur Ministria, ishte përparimi i arritur në zbatimin e reformave, përmirësimi i kuadrit ligjor dhe aktivitetet që synojnë modernizimin e sektorit të energjisë.

 

“Energjia është një nga shtyllat kyçe të zhvillimit ekonomik dhe përparimit në procesin e integrimit evropian. Përparimi në zbatimin e reformave është vlerësuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026. Ministria vazhdon zbatimin e prioriteteve të përcaktuara të reformave, me theks të veçantë te forcimi i sigurisë energjetike, përafrimi me legjislacionin evropian, modernizimi i sektorit dhe krijimi i kushteve për investime të reja”, theksohet në kumt”esë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit