Më 7 nëntor të vitit 1990, në moshën 78-vjeçare, ka vdekur shkrimtari britanik Lawrence Durrell, i njohur për romanet, poezitë dhe veprat e tij dramaturgjike.
I lindur më 27 shkurt 1912 në Jalandhar të Indisë, Durrell e nisi rrugëtimin letrar që në adoleshencë. Libri i tij i parë me poezi, “Quaint Fragments”, u botua në vitin 1931, ndërsa romani i parë, “Pied Piper of Lovers”, në vitin 1935.
Vepra që i solli njohjen më të madhe ishte “The Alexandria Quartet”, një seri prej katër romanesh të botuara nga viti 1957 deri më 1960. Përmes saj, Durrell trajtoi ngjarje dhe marrëdhënie njerëzore në qytetin e Aleksandrisë, në Egjipt, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Përveç krijimtarisë letrare, ai punoi për shumë vite në shërbimin diplomatik britanik dhe jetoi në vende të ndryshme të botës. Vdiq në Sommières të Francës, ku kaloi edhe vitet e fundit të jetës./KultPlus.com








