Një ceremoni e jashtëzakonshme dhe masive martesore është organizuar në bregdetin e Gazës, ku gjithsej 250 çifte kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në të njëjtën ditë. Ngjarja ka mbledhur bashkë familjarët e nuseve e dhëndurëve, si dhe qindra qytetarë palestinezë.
Kjo festë madhështore ka sjellë momente të rralla gëzimi dhe shprese në mesin e popullsisë vendase, duke dëshmuar vullnetin për jetë dhe vazhdimësi pavarësisht shkatërrimeve të mëdha dhe kushteve tejet të rënda humanitare të shkaktuara nga konflikti. Imazhet nga kjo ceremoni kanë bërë xhiron e rrjetit, duke u shndërruar në simbol të rezistencës përmes jetës dhe kremtimit.








