Privohen nga liria 17 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

Advertisement

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e të gjithë shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 17 persona, ndërsa me një person është zhvilluar bisedë zyrtare, për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dhjetë persona kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht E.S. (34), R.Sh. (18), B.K. (19), i cili drejtonte motoçikletë, B.A. (49) dhe P.I. (29), të gjithë nga Shkupi, A.A. (37) nga Gostivari, D.L. (34) nga Prilepi dhe E.V. (53) nga Struga.

“Në Vinicë, një i mitur 14-vjeçar, para se të fitonte të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, ka humbur kontrollin mbi mopedin dhe është rrëzuar. Gjithashtu, është zhvilluar bisedë zyrtare me E.E. (19) nga Velesi, i cili ka qenë i përfshirë në aksident rrugor me një motoçikletë pa targa regjistrimi dhe dy automjete të tjera, ndërsa paraprakisht nuk e kishte fituar të drejtën e drejtimit të automjetit motorik. Pesë persona kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit. Te K.K. janë matur 3,35 promilë alkool në gjak, te I.A. (52) nga Kumanova 2,17 promilë, te N.Gj. (33) nga Kumanova 1,55 promilë, te S.J. (34) nga Manastiri 1,60 promilë, ndërsa te H.P. (28) nga Ohri 1,68 promilë alkool në gjak”, theksojnë nga Ministria.

MPB bëri të ditur se Dy persona kanë drejtuar automjete përkundër ndalimit aktiv për drejtimin e automjetit motorik.

“Bëhet fjalë për A.Sh. (39) nga fsh. Obednik, rrethina e Demir Hisarit dhe R.L. (55) nga Ohri, i cili paraprakisht kishte qenë i përfshirë në aksident rrugor, duke drejtuar një automjet udhëtarësh „Opel“ me targa të Ohrit. G.R. (53) nga fsh. Musinci, Komuna e Mogillës, ka drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes dhe nën ndikimin e alkoolit, me ç’rast i janë matur 2,92 promilë alkool në gjak”, thonë nga Ministria.

Paralajmërojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë në mënyrë të vazhdueshme rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, nën ndikimin e alkoolit ose gjatë kohës së ndalimit aktiv për drejtimin e automjetit.

“Veçanërisht u bëjmë apel prindërve që të mos u lejojnë të miturve të drejtojnë automjete motorike para se të fitojnë të drejtën ligjore për këtë. Sjellja e përgjegjshme në komunikacion është thelbësore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve”, thuhet në apelin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit