Ilirjan Asani nga Struga, tri medalje të arta dhe vendi i gjashtë në Kampionatin Botëror në Barcelonë

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka pritur në takim bashkëqytetarin Ilirjan Asani, pas rezultateve të rëndësishme të arritura në garat e bodybuildingut gjatë këtij viti.

Asani ka fituar tri vende të para në garat Paljo Classic, Kampionatin Nacional dhe IFBB Diamond Cup, ndërsa në Kampionatin Botëror të mbajtur në Barcelonë është renditur në vendin e gjashtë, në konkurrencë me më shumë se 70 sportistë nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë takimit, Qyra ka vlerësuar sukseset e sportistit strugan, duke theksuar se rezultatet e tij janë frymëzim për të rinjtë dhe dëshmi se përmes punës, disiplinës dhe përkushtimit mund të arrihen suksese edhe në skenën ndërkombëtare.

Ilirjan Asani, përmes këtyre rezultateve, ka përfaqësuar Strugën në gara të rëndësishme sportive, duke e vendosur qytetin në vëmendjen e skenës botërore të bodybuildingut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit