Një valë kërcënimesh për bomba është regjistruar në disa vende të Evropës. Të premten, të paktën 18 fluturime morën njoftime për praninë e mjeteve shpërthyese në avionë, ndërsa disa media në Irlandë u detyruan të evakuojnë punonjësit e tyre pas kërcënimeve për bomba.
Sipas raportimeve të The Guardian, për shkak të këtyre kërcënimeve, disa avionë u detyruan të ulen në mënyrë të paplanifikuar, ndërsa autoritetet po përballen me vështirësi në evidentimin e plotë të rasteve, për shkak të mungesës së informacioneve nga aeroportet dhe institucionet përkatëse.
Ndërkohë, në Irlandë, redaksitë e mediave “Irish Independent”, “RTÉ” dhe “Newstalk” u evakuuan pas marrjes së kërcënimeve për bomba.
Rastet kanë ngritur shqetësime për lehtësinë me të cilën kërcënime të tilla mund të shkaktojnë ndërprerje të funksionimit normal të institucioneve dhe shërbimeve publike.








