Sulejmani viziton institucionet kulturore në Kumanovë, nga afër sheh renovimin e teatrit

Advertisement

Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, gjatë vizitës së tij në Kumanovë, ka vizituar Muzeun e Kumanovës dhe Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev”.

Gjatë takimeve me drejtuesit e këtyre institucioneve, Sulejmani diskutoi për punën e tyre, planet e ardhshme dhe sfidat me të cilat përballen.

Në Qendrën e Kulturës, ministri vizitoi edhe punimet për renovimin e teatrit, ku u informua për ecurinë e projektit.

Sulejmani theksoi se këto vizita ndihmojnë në identifikimin e nevojave të institucioneve kulturore dhe në përcaktimin e mbështetjes së nevojshme për krijimin e kushteve më të mira dhe pasurimin e ofertës kulturore për qytetarët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit