Sali: Raporti i KE-së konfirmon përparimin, pa regres në procesin e integrimit evropian

Advertisement

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka vlerësuar raportin e fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se vendi ka shënuar përparim në procesin e integrimit evropian dhe se nuk është konstatuar regres.

Sipas Salit, vlerësime të përmirësuara janë evidentuar në fusha të rëndësishme, përfshirë transformimin digjital, mediat, arsimin dhe kulturën.

Ai si rezultate konkrete përmendi zbatimin e Agjendës Reformuese, lirimin e 142,1 milionë eurove nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje, si dhe 338 shërbimet elektronike në dispozicion të qytetarëve.

Sali theksoi se Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar në përshpejtimin e reformave dhe përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu shprehu pritjen që përparimi i arritur të vlerësohet në mënyrë meritore, përmes një procesi të drejtë dhe të bazuar në rezultate.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit