Amir Elezi: 52 punësime të reja, ruhet baraspesha në përfaqësimin e shqiptarëve në institucion

Advertisement

 

Drejtori i Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, Amir Elezi, ka folur për strukturën e të punësuarve në institucion dhe përfaqësimin e shqiptarëve në konkursin e fundit të punësimit.

Elezi bëri të ditur se në konkursin e fundit janë punësuar gjithsej rreth 52 persona, përfshirë laborantë, motra medicinale dhe staf të mesëm.

Ai theksoi se përmes këtyre punësimeve është arritur të ruhet një lloj baraspeshe në strukturën e të punësuarve në institucion.

Duke folur për përfaqësimin e shqiptarëve, Elezi tha se më herët kjo përqindje ishte rreth 29%, duke iu referuar numrit të punonjësve shqiptarë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit