Të premten promovohet vepra “E vërteta mbi ngjarjet e Bit Pazarit (1992)

Advertisement

Me rastin e 34-vjetorit të ngjarjeve të 6 nëntorit 1992 në Bit Pazar, Komuna e Çairit organizon promovimin e veprës studimore “E vërteta mbi ngjarjet e Bit Pazarit (1992)” të historianit Qerim Lita, e cila ofron një trajtim të mbështetur në burime dokumentare dhe hulumtime historike, duke kontribuar në ndriçimin e këtyre ngjarjeve dhe ruajtjen e kujtesës historike. Promovimi do të mbahet të premten, më 6 nëntor, në orën 18:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup. Në këtë veprimtari janë të mirëpritur të gjithë qytetarët dhe të interesuarit për studimin dhe njohjen e kësaj periudhe historike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit