Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të përforcohet.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 16 gradë.
Në Shkup pritet mot kryesisht i vranët, me mundësi për periudha të shkurtra me diell. Temperatura minimale do të jetë rreth 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.
Nga dita e premte pritet zvogëlim i vranësirave, ndërsa gjatë fundjavës mëngjeset do të jenë më të ftohta, me temperatura që në disa vende mund të zbresin nën zero gradë.








