Paga e të punësuarve në Armatë dhe në mbrojtje rritet për 10 për qind nga 1 janari i vitit 2027, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
“Kjo është rritja më e madhe historike në vlerë absolute. Kjo do të thotë se rritet paga bazë, por edhe e të gjithë komponentëve që përfshihen në pagë. Unë shpesh herë kam premtuar se do të punoj së bashku me sindikatat e Armatës që ky institucion të jetë më i miri në shtet, ndërsa me këtë hap sipas të ardhurave me të vërtetë po bëhemi një nga institucionet më të mira në vend”, tha ministri Misajllovski.
Me buxhetin e ri, shtoi ai, përfshijmë të gjithë atë që është e nevojshme për vitin e ardhshëm, por edhe rritje në vlerën e përgjithshme të buxhetit.
Misajllovski tha se buxheti ka kaluar në seancë qeveritare, ndërsa në pjesën e mbrojtjes parashikohet të arrijë 2 miliardë denarë më shumë për vitin 2027.
Përfaqësuesit e sindikatave përfaqësuese në mbrojtje dhe në ushtarët profesionistë, Adnan Aliti dhe Sinisha Stançevski e përshëndetën rritjen prej 10 për qind dhe theksuan se janë të kënaqur nga ajo që është arritur me ndihmën e dialogut social.








