Ndërron jetë Samka Ibraimovski, ish-deputet dhe ish-ministër

Advertisement

Ka ndërruar jetë Samka Ibraimovski, kryetar i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve (PCER), ish-deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe ish-ministër pa resor.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur portali „Roma Pres“, i cili u përshëndet me një mesazh emocional nga përfaqësuesi shumëvjeçar politik i komunitetit rom.

Ibraimovski ishte aktiv për shumë vite në politikë, ku përveç drejtimit të PCER-së, kishte ushtruar edhe funksionin e deputetit në Kuvend, ministrit pa resor në Qeveri, si dhe detyra të tjera drejtuese.

Ai ishte i njohur për angazhimin e tij politik dhe përfaqësimin e të drejtave dhe interesave të komunitetit rom në Maqedoni.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje për shkaqet e vdekjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit