Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë, Izet Mexhiti ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke komentuar deklaratat e bëra gjatë dhe pas fushatës zgjedhore.
Mexhiti i ka cilësuar deklaratat nxitëse gjatë fushatës si “folklor parazgjedhor”, ndërsa ato polarizuese të dëgjuara pas shpalljes së rezultateve i ka quajtur “folklor paszgjedhor”.
Ai thekson se votat janë shprehje e lirë e vullnetit të qytetarëve dhe se asnjë subjekt apo individ nuk mund t’i konsiderojë ato pronë të vetën.
Në reagimin e tij, Mexhiti ka bërë thirrje për më shumë dialog dhe bashkëpunim, duke theksuar se në demokracitë multietnike nuk duhet të ketë ndarje mes “ne” dhe “ata”.
Sipas tij, pozicionimi politik kundër të gjithëve nuk është strategji që sjell sukses, ndërsa politika duhet të marrë përgjegjësi për qëndrimet dhe veprimet e veta.
“Qytetarët vendosin me votë, ndërsa politika duhet të dijë të marrë përgjegjësi për qëndrimet dhe veprimet e veta”, përfundon Mexhiti reagimin e tij.








