Haradinaj publikon poezinë e Dritëro Agollit: Unë s’jam nga ata që ikin nga lufta

Advertisement

Deputeti dhe ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë në rrjetet sociale poezinë “Në luftë” të poetit të ndjerë shqiptar, Dritëro Agolli, përcjell agjencia e lajmeve INA.

 

Poezia, e cila trajton qëndresën, guximin dhe përballjen me padrejtësinë e dhimbjen njerëzore, përcjell një mesazh të fortë përballë vështirësive dhe sfidave.

 

Në vargjet e saj, Agolli shpreh vendosmërinë për të mos u tërhequr përballë përballjeve, duke shkruar:

 

“Në luftë”

 

Unë s’jam nga ata që ikin nga lufta,

Kur marrin në trup një gërvishtje,

As nga ata që heshtin, të futur në tuta,

Kur i pështyjnë me tallje e skërmitje.

 

Unë jam gjithmonë mes luftës mizore

Dhe them: “Sikur dhe luftë mos ketë,

Për dhimbjen e madhe njerëzore

Do ndizja luftën me retë.” (INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit