Përleshje mes tifozëve të Rabotniçkit dhe MZT Shkupit para ndeshjes, ka të lënduar

Advertisement

Një përleshje fizike mes dy grupeve të tifozëve, „City Park Boys“ dhe „Family“, ka ndodhur sonte para palestrës sportive „Jane Sandanski“, në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Sipas informacioneve të publikuara në media, tifozët e „City Park Boys“ kishin ardhur për të përkrahur Rabotniçkin në ndeshjen kundër Skopjes, por para fillimit të takimit janë përballur me tifozët e MZT Shkupit, grupin „Family“.

Përplasja ka përfunduar me persona të lënduar, disa prej të cilëve thuhet se kanë marrë lëndime më të rënda. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Ndihmës së Shpejtë dhe policia, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente.

Pas incidentit, sigurimi në palestër është shtuar.

Pamjet e përleshjes janë publikuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa deri më tani MPB-ja nuk ka dhënë informacione zyrtare për numrin e të lënduarve dhe rrethanat e incidentit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit