Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se provimi i jurisprudencës do të vazhdojë të mbahet në gjuhën maqedonase përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë.
Gjatë një paraqitjeje në Koçan, Dimitrievski theksoi se ky është qëndrimi i ZNAM-it dhe se partia nuk do të ndryshojë pozicionin e saj lidhur me këtë çështje.
Deklarata vjen në kohën kur kërkesa për mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është pjesë e debatit publik dhe politik në vend.
Çështja ka nxitur reagime nga përfaqësues të ndryshëm politikë dhe ka rikthyer diskutimet për zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
Dimitrievski: Provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase përderisa ZNAM është në Qeveri








