31 Tetori – Dita Botërore e Kursimit, rëndësia e menaxhimit të parave në kohë pasigurie ekonomike

Advertisement

Sot, më 31 tetor, shënohet Dita Botërore e Kursimit, një datë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kursimit dhe menaxhimit të kujdesshëm të financave personale.
Kjo ditë u themelua më 31 tetor të vitit 1924, në Milano të Italisë, gjatë Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Bankave të Kursimit, ku morën pjesë përfaqësues nga dhjetëra vende të botës.
Qëllimi i kësaj dite është të promovojë kulturën e kursimit, planifikimin financiar dhe krijimin e një sigurie ekonomike për individët dhe familjet.
Në një kohë kur shpenzimet e përditshme, faturat dhe nevojat familjare rëndojnë buxhetin, kursimi mbetet një sfidë për shumë qytetarë.
Megjithatë, ekspertët e edukimit financiar theksojnë se edhe shumat e vogla, kur kursehen rregullisht, mund të ndihmojnë në krijimin e një rezerve financiare për të papriturat.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit