Me prezantimin e 17 kompozimeve të reja origjinale dhe me pjesëmarrjen e interpretuesve dhe autorëve nga Dibra, Struga, Ohri, Kosova dhe Shqipëria, në Qendrën për Kulturë në Dibër u mbajt edicioni i 16-të i Festivalit të këngës për fëmijë “Bilbilat e Korabit” 2026.
Çmimin e parë të Jurisë Profesionale e fitoi Ulpiana Marku nga Dibra me këngën “Për një përqafim”, ndërsa çmimi i parë i publikut i takoi Amar Telqiut nga Dibra me këngën “Ylberi”. Çmimin për Interpretimin më të Mirë e fitoi Marigona Erebara me këngën “Fjala”, ndërsa me çmimin e parë për Paraqitjen Skenike u vlerësua Greis Gajda. Me çmimin BEST TALENT u vlerësuan Malda Dika dhe Teona Shini, ndërsa çmimin BEST HIT e fituan Berina Iseni dhe Noela Dika.
Festivali edhe këtë vit solli në skenë interpretues të rinj dhe këngë të reja autoriale për fëmijë, duke vazhduar traditën shumëvjeçare të këtij manifestimi muzikor në Dibër.
Të pranishmit i përshëndeti drejtori i festivalit, kompozitori dibran Zinçe Mimidinoski. Në mungesë të kryetarit të Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, festivalin e shpalli zyrtarisht të hapur kryetari i Këshillit të Komunës së Dibrës, z. Afrim Kërkuti.
Në kuadër të festivalit u ndanë edhe mirënjohje për personalitete, institucione dhe bashkëpunëtorë që kanë kontribuar në mbështetjen dhe realizimin e festivalit. Drejtori i festivalit, Zinçe Mimidinoski, ndau mirënjohje për kryetarin e Komunës së Dibrës, Fisnik Mela; kryetarin e Këshillit të Komunës së Dibrës, Afrim Kërkuti; zëvendëskryetarin e Komunës së Dibrës, Krenar Sllova; drejtorin e Banjave të Dibrës “Capa”, Mexhit Capa; drejtorin e TV “Koha” Tetovë, Mevaip Abdiu; Televizionin e Maqedonisë – TVM2; drejtoreshën e çerdhes “Breshia” në Dibër, Ajrije Daçi; drejtorin e SHF “Penestia” në Dibër, Genc Sadiku; poeten nga Tirana, Mimoza Bici; kompozitorin nga Durrësi, Ylli Ramzoti; Arben Fidën, si dhe të tjerë.
Pas interpretimit të të gjitha kompozimeve konkurruese, Juria Profesionale shpalli fituesit e edicionit të sivjetmë.
Çmimi i Jurisë Profesionale:
Ulpiana Marku – çmimi i parë
Furkan Ali, Liridona Celina dhe Ersa Marke – çmimi i dytë
Rajla Medoli – çmimi i tretë
Çmimi i Publikut:
Amar Telqiu – çmimi i parë
Linea Hasani – çmimi i dytë
Çmimi për Interpretimin më të Mirë:
Marigona Erebara – çmimi i parë
Erina Ameti – çmimi i dytë
Esma Aliu – çmimi i tretë
Çmimi për Paraqitjen Skenike:
Greis Gajda – çmimi i parë
Ejona Lleshi – çmimi i dytë
Abigalja Shaqolli – çmimi i tretë
Çmimi BEST TALENT:
Malda Dika dhe Teona Shini
Çmimi BEST HIT:
Berina Iseni dhe Noela Dika
Programi i festivalit u pasurua edhe me disa pika artistike të fëmijëve të çerdhes “Breshia” në Dibër, si dhe me paraqitjen e grupit folklorik “Yjet e Bilbilave” pranë SHF “Penestia” në Dibër.
Festivalin e moderuan Orhidea Ollogu dhe Vanesa Vojnika. Realizues teknik ishte Arben Fida, ndërsa bashkëpunëtore organizative ishte Rea Mimidini.
Edicioni i 16-të i Festivalit “Bilbilat e Korabit” u financua nga Komuna e Dibrës dhe Banjat e Dibrës “Capa” – Dibër, ndërsa sponsor medial ishte Televizioni i Maqedonisë – TVM2.









