Qyra pret përfaqësuesen e Maqedonisë në Junior Eurovision, Ana Stojanoska: Krenaria e Strugës!

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, priti sot bashkëqytetaren e tij të re, Ana Stojanoska, e cila përfaqësoi Maqedoninë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë – Junior Eurovision.

Përmes një mesazhi publik, Qyra shprehu krenarinë për talentin, guximin dhe përkushtimin e Anës, duke theksuar se ajo është fituese për të gjithë struganët, pavarësisht rezultatit të arritur në festival.

Sipas tij, fakti që një vajzë nga Struga arriti të ngjitet në skenën e madhe evropiane dhe të përfaqësojë vendin, është një sukses që meriton vlerësim dhe mirënjohje.

Gjatë takimit, kryetari Qyra theksoi se Ana gëzon mbështetjen e plotë të Komunës së Strugës dhe se, në shenjë mirënjohjeje për përfaqësimin dinjitoz, Komuna do t’i ndajë asaj edhe një shpërblim financiar.

Në fund, Qyra i uroi Anës suksese të mëtejshme, duke theksuar se përtej çmimeve dhe renditjeve, më e rëndësishmja është që ajo të vazhdojë ta zhvillojë talentin e saj dhe të ketë një fëmijëri të lumtur.

„Bravo, Ana! Ti na dhurove një arsye për të qenë krenarë, ndërsa ne të urojmë një jetë të mbushur me arsye për të qenë e lumtur“, përfundon mesazhi i kryetarit të Strugës, Mendi Qyra.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit