Themelohet Shoqata Vullnetare e Zjarrfiksave “Balltina” në Dollnen

Advertisement

Sot u zyrtarizua themelimi i Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve „Balltin“, një nismë e rëndësishme që synon organizimin dhe forcimin e kapaciteteve vullnetare për reagim në raste emergjente, me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve të Komunës së Dollnenit.

Me këtë rast, shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për kryetarin e Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve „Bajram Miftari“ – Çair, z. Artan Demiri, si dhe për përfaqësuesin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Sevgani Ibrahimi, për kontributin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Si themelues, besoj se „Balltin“ do të jetë më shumë se një shoqatë – do të jetë simbol i guximit, solidaritetit, humanizmit dhe gatishmërisë për të ndihmuar aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë.

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi me përgjegjësi, përkushtim dhe shërbim ndaj komunitetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit