Berisha: Joe Wilson dhe Keith Self i kërkuan Rubios sanksionimin e Ramës dhe Lubi Ballukut

Advertisement

Kryetari i PD, Sali Berisha foli në Kuvend për letrën që dy kongresmenët republikanë, Joe Wilson dhe Keith Self i dërguan sekretarit të shtetit Marco Rubio. Berisha tha se kongresmenët kërkuan sanksionimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Duke iu drejtuar socialistëve, Berisha kërkoi prej tyre që të mos e mbrojnë kryeministrin dhe ish-zëvendësen e tij, Balluku e cila akuzohet nga SPAK, për korrupsion dhe pastrim parash.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, një mbështetje e madhe vjen Kongresi i SHBA.

Dy kongresmenë ndër më të shquarit të atij vendi i dërgojnë një letër sekretarit Rubio.

Kongresmeni Joe Wilson, kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongresin amerikan dhe kongresmeni Keith Self.

Në këtë letër ata kërkojnë sanksionimin e Edi Ramës.

Ata kërkojnë sanksionimin e Lubi Ballukut.

E di si do shkoni ju pas Lubisë, njëri pas tjetrit.

E keni parasysh legjendën që kur i prekte zana, shndërroheshin në gurë. Ju do shndërroheni në të burgosur.

Ju u ka peng Lubia.

Pra, ju u ka prekur Lubia, të gjithë do jeni në burg si Lubia.

Mos e mbroni Padrinon, mos e mbroni një kriminel, një shpirt xhelat.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit