Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami thekson që javën e ardhshme do të takohen me kreun e Qeverisë, Hrisitjan Mickoski për të diskutuar pozitat tjera që nuk janë përfshirë me rikonstruimin e qeverisë. Kasami tha se përveç që do të diskutojnë plotësimin e pozitave zëvendësministrave, janë duke bërë analiza edhe për performancën e drejtorëve.
“Është një procedurë që del nga një analizë më e thellë. Nuk është që janë vetëm vendet vakante, por bëhet fjalë edhe për pozicionet tjera të drejtorive të ndryshme, pra nga java tjetër do të ulemi me kryetarin e VMRO-së dhe kryeministrin, do të bëjmë një analizë për gjitha pozicionet udhëheqëse dhe do të biem një vendim të përbashkët. Pra jo vetëm zëvendësministrat, por edhe për drejtorët dhe zëvendësdrejtorët të cilët duhet të ndërrohen, nëse kemi konstatuar se nuk kanë performancë më mirë, deklaroi Kasami.








