Ndryshon regjimi i komunikacionit – LAMM me njoftim të rëndësishëm për shoferët

Advertisement

Në autostradën Kërçovë–Ohër, në segmentin ndërmjet Presekës dhe Pesoçanit, pranë nyjës rrugore të Arbinovës, nga sot do të zbatohet regjim i përkohshëm i ndryshuar i komunikacionit për shkak të punimeve për sanimin e korsisë së majtë.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njoftojnë se në rrugët e tjera shtetërore komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, ndërsa rrugët janë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut jashtë zonave të banuara është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, për momentin nuk ka pritje më të gjata.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit