2 viktimat në ‘Gjorçe Petrov’ Shkup, dyshohet se ishin lidhur para vdekjes, hetohen ngjashmëritë mes rasteve

Advertisement

Dy rastet e vdekjes me shenja dhune në komunën e ‘Gjorçe Petrovit’ në Shkup kanë ngjashmëri që ngrenë dyshime nëse pas tyre qëndron i njëjti autor, raporton Skopje1, duke iu referuar burimeve pranë hetimit.

Sipas informacioneve jozyrtare, gruaja 76-vjeçare dhe burri 62-vjeçar kishin shenja dhune në trup, ndërsa dyshohet se të dy ishin lidhur para vdekjes.
Gruaja, e cila jetonte e vetme, u gjet pa shenja jete nga vajza e saj më 27 tetor. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen dhe shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit, trupi u dërgua për autopsi.
Rasti i dytë ka ndodhur më 22 tetor, kur burri 62-vjeçar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Sipas burimeve jozyrtare, edhe ai dyshohet se ishte lidhur te këmbët para vdekjes.
Burimet bëjnë të ditur se në asnjërin rast nuk është përdorur armë zjarri, ndërsa dyshohet për përdorimin e një objekti tjetër. Megjithatë, këto të dhëna ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Prokuroria ka deklaruar se deri më tani nuk është vërtetuar lidhja mes dy rasteve. Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.
Sipas informacioneve jozyrtare, një person është ndaluar në polici, por Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë hollësi shtesë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit