Izet Mexhiti pret Albulena Haxhiun në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka pritur sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Gjatë takimit, në një atmosferë miqësore, është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Mexhiti dhe Haxhiu kanë vlerësuar rëndësinë e lidhjeve historike, kulturore dhe vëllazërore ndërmjet dy vendeve, si dhe të komunikimit të vazhdueshëm në funksion të avancimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Në fund, Mexhiti i ka uruar Haxhiut suksese në ushtrimin e përgjegjësive të saj institucionale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit