Granit Gjaka nga nëntori rikthehet përsëri në fushë

Advertisement

Granit Xhaka dhe Breel Embolo do të jenë sërish të gatshëm për Kombëtaren e Zvicrës nga muaji nëntor, pasi Federata Zvicerane e Futbollit ka vendosur t’i japë fund pezullimit të tyre për shkak të skandalit me certifikatat e falsifikuara të COVID-19.

Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) njoftoi të martën se pas shqyrtimit të të dy rasteve, nuk ka më pengesa për rikthimin e dy futbollistëve, të cilët munguan në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve gjatë muajve shtator dhe tetor.

“SFV i ka shqyrtuar tërësisht të dy rastet dhe ka arritur në përfundimin se rikthimi i lojtarëve është i arsyeshëm, pas përfundimit të procedurave ligjore dhe duke marrë parasysh pasojat sportive, përkatësisht mungesën në katër ndeshje ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e federatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit