Në Klinikën Universitare të Neurologjisë në Shkup, sot nga ora 11:00 deri në orën 13:00, do të organizohet një ditë e hapur për qytetarët, gjatë së cilës do të kryhen ekzaminime falas me Doppler të arterieve karotide.
Ky ekzaminim mundëson kontrollin e qarkullimit të gjakut në arteriet që furnizojnë trurin dhe ndihmon në zbulimin e hershëm të ngushtimeve apo problemeve të tjera të enëve të gjakut.
Kontrollet do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e interesuar, pa kufizim të numrit të ekzaminimeve.
Nga Klinika ftohen qytetarët të shfrytëzojnë këtë mundësi për të kontrolluar shëndetin e tyre, duke pasur parasysh rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve cerebrovaskulare./Ora24.tv








