EKSKLUZIVE PËR Ora24.tv / Albulena Haxhiu: Nuk kemi shumë besim se do të ndryshojë mendësia e politikës në Serbi

Advertisement

Në pyetjen e ORA24.TV se çka pret Kosova nga ndryshimet e pushtetit në Serbi, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaroi se nuk ka shumë besim se Serbia do të ndryshojë mendësinë.

“Është shumë e rëndësishme që regjimet autoritare ndëshkohen. Nuk kemi shumë besim që do të ndryshojë mendësia atje në Serbi. Megjithatë Republika e Kosovës do të qëndrojë shumë e fortë para çdo sfide që e ka para vetes”, deklaroi Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovës, për ORA24.TV

Kryeparlamentarja e Kosovës qëndron sot në vizitë një ditore në Shkup ku ka takuar kreun shtetëror dhe liderët e VLEN-it./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit