Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

Advertisement

Incidente të rënda janë regjistruar të shtunën pasdite në qendër të Barcelonës, gjatë një proteste të organizuar përmes rrjeteve sociale me sloganin “Kundër sistemit”.

Gjatë trazirave, 14 biznese u dëmtuan dhe u plaçkitën, ndërsa dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe në stacionet e autobusëve dhe kazanët e mbeturinave.

Situata detyroi disa dyqane të mbyllnin dyert, duke lënë qindra qytetarë të bllokuar brenda ambienteve tregtare për arsye sigurie.

Për menaxhimin e situtës u mobilizuan më shumë se 220 efektivë të policisë katalanase dhe Policisë Bashkiake të Barcelonës. Sipas informacioneve paraprake, janë kryer më shumë se 100 arrestime, ndërsa rreth 25% e personave të ndaluar raportohet se janë të mitur.

Shumë prej të rinjve pjesëmarrës në protestë mbanin veshje të zeza dhe fytyrat e mbuluara. Tubimi ishte organizuar përmes rrjeteve sociale, pa njoftim zyrtar paraprak për organizimin e tij.

Trazirat u përhapën në disa prej zonave kryesore të qytetit, përfshirë Plaça Catalunya, La Rambla, Portal de l’Angel dhe rrugët përreth. Në përgjigje të situatës, autoritetet bashkiake shtuan masat e sigurisë dhe praninë policore në zonat e prekura.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit