Dita Botërore e Zhvillimit të Informacionit

Advertisement

24 tetori është Dita Botërore e Zhvillimit të Informacionit. Motoja e kësaj dite është “Informohu dhe ti për botën ku jeton dhe jep ndihmën tënde!” Më shumë se gjysma e njerëzimit përballet çdo ditë me problemet shëndetësore, ekonomike e sociale që rrjedhin nga një zhvillim global jo i njëtrajtshëm. Varfëria, konfliktet e armatosura, mbipesha, kanceri, HIV/AIDS janë vetëm disa nga sfidat që njerëzimit i duhet të kapërcejë sot. Gati 37 milionë njerëz tani jetojnë me HIV. 2,6 milion janë nën moshën 15 vjeç. Rreth 795.000.000 njerëz në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të jetuar. Kjo përbën rreth një në nëntë njerëz në tokë. Sipas OBSH numri i të sëmurëve me diabet në vitin 2030 pritet të arrijë në 366.000.000 në botë. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë duke shkaktuar rreth 31% të vdekjeve në bote. 350 milionë njerëz të të gjitha moshave në botë vuajnë nga depresioni. Duhani vret 6 milionë njerëz çdo vit, 600.000 prej të cilëve janë jo duhanpirës të ekspozuar ndaj konsumit të të tjerëve. Çdo ditë rreth 800 gra ndërrojnë jetë si pasojë e shkaqeve të parandalueshme që kanë të bëjnë me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve. Më shumë se një e treta e të rriturve amerikanë janë obezë. Rreth 22 milionë aborte të pasigurta ndodhin në botë çdo vit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit