SPB Shkup, Departamenti për Çështje Kriminalistike pranë NJPB Karposh, ka paraqitur kallëzim penal kundër A.I. (20), E.I. (20) dhe në lidhje me M.S. (19), të gjithë nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Grabitje”, sipas nenit 237 të Kodit Penal.
Kallëzimi është paraqitur, duke vepruar pas denoncimit se më 04.08.2026 kanë kryer grabitje ndaj D.T. nga Shkupi. Të dyshuarit janë dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup.
Më 22.10.2026, SPB Shkup, Departamenti për Çështje Kriminalistike Gjorçe Petrov, ka zbardhur veprën penale “Vjedhje e rëndë”, sipas nenit 236 të Kodit Penal, e kryer në një shtëpi në fsh. Lubin, prej nga janë marrë para në vlerë prej 25.000 eurosh, stoli të ndryshme ari dhe orë dore, me çka të kallëzuarit kanë përfituar pasuri me vlerë të përgjithshme prej 3.399.000 denarësh. Me urdhër gjykate është realizuar bastisje në shtëpi dhe ambiente të tjera te A.A. nga Shkupi dhe te M.A. nga Shkupi, të cilët janë privuar nga liria.
Ndërsa, është lëshuar shpallje lokale për J.T. nga Shkupi sepse nuk është gjetur në adresën e lajmëruar dhe dyshohet se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës.








