Tiranë: Nesër tri protesta; pedagogë, studentë dhe PD

Advertisement

Kryeqyteti do të jetë nesër vendi i tri protestave të njoftuara, me nisje të parashikuar në orare të ndryshme. Në tubime do të përfshihen pedagogët, studentët dhe Partia Demokratike.

Bëhet e ditur se të parët do të protestojnë pedagogët. Mbledhja e tyre është parashikuar në orën 10:00, jashtë oborrit të Universitetit Politeknik, për të vijuar më pas, sipas pritshmërive, me një marshim drejt Kryeministrisë.

Për studentët e Mjekësisë, nisja e protestës pritet në orën 11:00 ose 12:00. Me përkrahjen edhe të grupimeve të tjera studentore, ata do të marshojnë në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në mbështetje të studentëve, Partia Demokratike ka thirrur protestën e saj kombëtare, fillimi i së cilës është njoftuar për në orën 12:00.

Sipas njoftimeve, të tria tubimet do të kenë karakter paqësor. Mbetet për t’u parë të shtunën se si do të rrjedhin protestat dhe çfarë dinamike do të shfaqin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit