Ndahet çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2026, fitues aktori Jolevski dhe profesorët Stojkov dhe Lilçiq-Adams

Advertisement

Në Sallën e Kristaltë të Kuvendit u nda çmimi shtetëror „23 Tetori“ për vitin 2026, për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës dhe arsimit, si dhe për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore-historike, përcjell TV21. Për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimi iu nda aktorit Gjorgji Jolevski. Në fushën e shkencës, fitues janë profesor doktor Stojko Stojkov, historian, dhe profesor doktor Viktor Lilçiç Adams, arkeolog. Çmimi „23 Tetori“ ndahet për arritje të veçanta me interes publik për shtetin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit