Kalimi i Mickoskit përmes Kosovës sjell ndërprerje të përkohshme në trafik

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të kalojë përmes Kosovës më 21 dhe 22 tetor, ndërsa për këtë arsye Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.

Lajmi është bërë i ditur nga policia përmes një komunikate për media.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga hyrja në Republikën e Kosovës përmes pikës kufitare në Han të Elezit deri në dalje në Vërmicë, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore, në disa segmente rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndër të tjera, në njoftim bëhet e ditur se policia do të ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë dhe do të kujdeset për menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së tij nëpër Kosovë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim gjatë këtyre ndërprerjeve të përkohshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit