Pjesë qendrore e programit festiv do të jetë një koncert i madh muzikor, ku do të performojnë Petar Grašo dhe Jelena Rozga. Festa është konceptuar si një ndërthurje e muzikës, argëtimit dhe shoqërimit, në frymën e konceptit që Diamond Mall zhvillon që nga hapja e tij – të jetë më shumë sesa një vend për blerje dhe të krijojë përvoja të ndryshme për vizitorët.
“Kur e hapëm Diamond Mall para tre vitesh, ambicia jonë ishte të krijonim shumë më tepër sesa një qendër tregtare. Dëshironim që ky të ishte një vend që jeton me qytetin dhe njerëzit – një vend për takime, përvoja të reja, ushqim të mirë, argëtim dhe kohë të kaluar së bashku. Sot, pas tre vitesh, vazhdojmë të zhvillohemi pikërisht në këtë drejtim, duke ndjekur shprehitë dhe pritshmëritë e vizitorëve tanë”, deklaroi Selin Anil Oktay, drejtoreshë e menaxhimit të pronës në Limak Shkup.
Tre vjetorin, Diamond Mall e shënon edhe me një iniciativë të re me përgjegjësi shoqërore – Diamond HUB – Qendra për fuqizimin ekonomik të grave. Programi u dedikohet grave që dëshirojnë të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike, të përfitojnë mentorim dhe mbështetje, si dhe të ndërmarrin hapa konkretë drejt pavarësisë më të madhe ekonomike dhe zhvillimit profesional.
“Për ne, trevjetori nuk është vetëm një arsye për të festuar, por edhe një mundësi për të krijuar diçka që do të ketë vlerë afatgjatë. Jemi veçanërisht krenarë që pikërisht në këtë periudhë e nisëm Diamond HUB, sepse besojmë se roli i një subjekti të madh afarist nuk përfundon vetëm me atë që u ofron vizitorëve, por edhe me kontributin që jep për komunitetin”, shtoi Oktay.








