Çmimet e karburanteve ndryshojnë nga mesnata: Benzina lirohet, dizeli arrin në 99 denarë!

Advertisement

Çmimet e karburanteve pësojnë ndryshime: dizeli shtrenjtohet për 2 denarë, ndërsa benzina lirohet për 2.50 denarë për litër.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka bërë të ditura çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut.

Sipas vendimit të ri, benzina Eurosuper BS-95 dhe BS-98 do të lirohet për 2.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të rritet për 2 denarë për litër, krahasuar me çmimet e përcaktuara më 13 tetor 2026.

Me çmimet e reja, Eurosuper BS-95 do të kushtojë 96 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 98 denarësh për litër.

Në anën tjetër, dizeli do të kushtojë 99 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të arrijë çmimin prej 110.50 denarësh për litër.

Rritje shënon edhe mazuti M-1 NS, çmimi i të cilit rritet për 1.837 denarë për kilogram, duke arritur në 53.579 denarë për kilogram.

Këto çmime janë përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë në vendimin e ri për çmimet maksimale me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit