Pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve lokale, kandidati i AKI-së në Komunën e Bërvenicës ka nisur festën, duke shpallur fitoren në raundin e parë përballë kundërkandidatit shqiptar, Jakup Huseinit nga koalicioni VLEN, njofton TS.
Megjithatë, edhe kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojançe Radiçevski ka shpallur fitoren e tij kundrejt kandidati të LSDM-së, Jovica Radeskit, ndërsa gara për kreun e Komunës së Bërvenicës pritet të vazhdojë në raundin e dytë, pas dy javësh.
Kështu, beteja për të parin e Bërvenicës mbetet e hapur, ndërsa votuesit do të vendosin në raundin e dytë se kush do ta drejtojë komunën në mandatin e ardhshëm në mes Arkin Jahijit dhe Stojançe Radiçevskit.
Rezultatet përfundimtare do të përcaktojnë se cili kandidat do të dalë fitues i garës për Komunën e Bërvenicës./TS








