Vazhdon ndërtimi i stadiumit në Haraçinë, Daut Beqiri vijon të ndjek nga afër punën

Advertisement

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se punimet në stadiumin e Haraçinës po vazhdojnë, ndërsa aktualisht është duke u realizuar vendosja e sistemit të drenazhimit.
Përmes një postimi, Beqiri bëri të ditur se ky sistem do të mundësojë kullimin e ujit dhe do të ndihmojë në krijimin e kushteve më të mira për fushën e stadiumit.
“Vazhdojmë me punë konkrete për sportin dhe rininë e Haraçinës!”, ka shkruar Beqiri, duke theksuar angazhimin për përmirësimin e infrastrukturës sportive në komunë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit